Zbardhet grabitja me armë e dyqanit me aparate celularë, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)

Welcome to Kosova Today

Policia ka zbardhur vjedhjen e dyqanit me aparate celularë në rrugën “Myslym Shyri” më 9 shkurt në kryeqytet. Pas zbardhjes së kësaj vjedhjeve, në prangat e policisë ka rënë një 43-vjeçar, i identifikuar si Afrim Dulaj, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Afrim Dulaj ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në Tiranë. […]

Zbardhet grabitja me armë e dyqanit me aparate celularë, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)

Policia ka zbardhur vjedhjen e dyqanit me aparate celularë në rrugën “Myslym Shyri” më 9 shkurt në kryeqytet.

Pas zbardhjes së kësaj vjedhjeve, në prangat e policisë ka rënë një 43-vjeçar, i identifikuar si Afrim Dulaj, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Afrim Dulaj ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në Tiranë. Më datë 14 mars ky shtetas vodhi disa aksesorë floriri në një argjendari në rrugën e Dibrës, gjatë natës duke krijuar në të çarë në tarracën e dyqanit dhe u fut brenda.

Policia:

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhja në kërcënimin e armës, në një dyqan celularësh, e ndodhur në muajin shkurt, si dhe vjedhja në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, si autor i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës intensive për zbardhjen e dy vjedhjeve të ndodhura në zonat respektive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Golden hummer”, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi A. D. (F)., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.02.2024, dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, dhe më datë 14.03.2024, ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në Rrugën e Dibrës.