U zbardh rasti ku një veturë qëllimisht u djeg në Shkup

Paraburgim për një person të dyshuar se ka djegur qëllimisht një veturë në Shkup. Ky ishte propozimi i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Procedurë dhe propozim për paraburgim ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, bazuar në nenin 288, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, […]

U zbardh rasti ku një veturë qëllimisht u djeg në Shkup
Djegia e veturës / Foto: Printscreen nga video e MPB-së

Paraburgim për një person të dyshuar se ka djegur qëllimisht një veturë në Shkup. Ky ishte propozimi i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Procedurë dhe propozim për paraburgim ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, bazuar në nenin 288, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike, e cila kërkoi paraburgimin e të dyshuarit.

Ai dyshohet se më 16 tetor në Shkup me benzin e ka djegur një veturë që është pronë e një personi tjetër.