UÇK-ja bashkon shqiptarët në Tiranë, Ali Ahmeti: Të ngremë zërin për njohje të luftës tonë të drejtë
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit . Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se UÇK-ja nuk ka shkelur asnjëherë […] The post UÇK-ja bashkon shqiptarët në Tiranë, Ali Ahmeti: Të ngremë zërin për njohje të luftës tonë të drejtë appeared first on Ditar.al.

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit .
Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se UÇK-ja nuk ka shkelur asnjëherë ligjet e luftës e kjo është dëshmuar deri më sot në gjitha gjykatat ndërkombëtare.
Ahmeti tha ndër të tjera se çështja inekzistente për trafik organesh nga UÇK doli nga kuzhinat serbe e ruse.
“Faleminderit Shqipëri, faleminderit nënë, na ke trajtuar si nëna bijtë. Do doja të përshëndes gjeneralin e luftës, Presidentin Alfred Mojsiu, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull mbi shpatulla për t’u solidarizuar me luftëtarët e lirisë, sepse vetë ka qenë luftëtar i lirisë.
Sot jemi bashkë, Tirana, Prishtina dhe Shkupi dhe kështu qofshim gjithmonë. Po ngremë zërin për drejtësi, për respekt, për njohje të luftës tonë të drejtë, për pragun e shtëpisë, për liri e demokraci, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën dhe Europën. Të dashur vëllezër e motra, zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është në raportime trilluese ruso-serbe për trafikim organesh që bëri bujë padrejtësisht në botë. Këtë çështje inekzistente që doli nga kuzhinat e shërbimeve serbe me institucione ruse, e hetoi edhe tribulani i Hagës dhe konstatoi që nuk është i vërtetë dhe e mbylli hetimin.
Kohë më pas, Dick Marty e riaktualizoi mediatikisht këtë temë me porosi ruso-serbe dhe inicioi miratimin e raportit në Këshillin e Europës, që detyroi themelimin e gjykatës për të hetuar trafikimin e trilluar të organeve. Pra kjo gjykatë u themelua për të zbardhur pretendimet për trafikim organesh, nga 1998 deri në vitin 2000. Kjo Gjykatë u themelua në Kosova qëllimisht, me qëllim që t’ja pamundësonte Serbisë që ta themelonte atë përmes Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha mes të tjerash Ahmeti.
The post UÇK-ja bashkon shqiptarët në Tiranë, Ali Ahmeti: Të ngremë zërin për njohje të luftës tonë të drejtë appeared first on Ditar.al.