Uran Ismaili feston 28 Nëntorin bashkë me Kadri Veselin në Hagë
Deputeti Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se festën e 28 nëntorit e ka festuar me ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, në Hagë. Ismaili tha se Veseli bashkë me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë së Kosovës. “Edhe këtë festë të madhe


Deputeti Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se festën e 28 nëntorit e ka festuar me ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, në Hagë.
Ismaili tha se Veseli bashkë me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë së Kosovës.
“Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë”.
“Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve”.

