Valdet Xhaferi falënderon gostivarasit: “Fushata jonë u kthye në moment bashkimi dhe force”
Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Gostivar, sekretari gjeneral i Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim, Valdet Xhaferi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë aktivistët dhe The post Valdet Xhaferi falënderon gostivarasit: “Fushata jonë u kthye në moment bashkimi dhe force” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Gostivar, sekretari gjeneral i Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim, Valdet Xhaferi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë aktivistët dhe qytetarët që mbështetën kandidatin e tyre për kryetar komune, Dr. Valbon Limanin.
“Faleminderit gostivaras! Falënderim nga zemra për të gjitha shtabet, çdo aktivist, Forumin Rinor, Forumin e Gruas dhe çdo qytetar që dha energji, kohë dhe besim. Falë jush, kjo fushatë u kthye në një moment reflektimi, bashkimi dhe force”, ka shkruar Xhaferi.
Ai theksoi se mbështetja për Limanin ka qenë “e madhe dhe e qartë”, duke shtuar se kandidati i Besëlidhjes AKI ka marrë mbi 17 mijë vota, me një diferencë prej mbi 13 mijë votash nga kundërkandidatët.
Për listën e këshillit komunal, sipas Xhaferit, janë siguruar 12,750 vota, të cilat i cilësoi si “zëra besimi dhe premtime për të vazhduar drejt rrugës së zhvillimit”.
Në postimin e tij, Xhaferi ka shpërndarë edhe një fotografi me djemtë e tij, Jonin dhe Erionin, duke e përshkruar si simbol të misionit që i tejkalon kufijtë e politikës:
“Kjo foto më kujton pse e zhvilluam këtë betejë zgjedhore: Besëlidhja AKI është më shumë se politikë. Është mision për fëmijët tanë, për brezat që do të trashëgojnë punën dhe ëndrrat tona.”
Ai e mbylli reagimin me mesazhin:
“Rruga vazhdon me besim, guxim dhe shpresë.” Gazeta Flaka
The post Valdet Xhaferi falënderon gostivarasit: “Fushata jonë u kthye në moment bashkimi dhe force” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .