Vazhdojnë befasitë zgjedhore- Kandidati i LDK’së indirekt bën thirrje që të votohet kandidati i VV’së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka bërë kërkesë në mënyrë indirekte drejt elektoratit të kësaj partie që të votohet Ali Dula, kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec. Krasniqi ka thënë se mesazhi është thënë nga fillimi që “Rahovecit i duhet ndryshimi”. Në balotazh do […]

Vazhdojnë befasitë zgjedhore- Kandidati i LDK’së indirekt bën thirrje që të votohet kandidati i VV’së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka bërë kërkesë në mënyrë indirekte drejt elektoratit të kësaj partie që të votohet Ali Dula, kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec.

Krasniqi ka thënë se mesazhi është thënë nga fillimi që “Rahovecit i duhet ndryshimi”. Në balotazh do të ballafaqohen kreu aktual në detyrë i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i AAK’së dhe Dula i VV’së.

“Ju faleminderit të gjithëve me mesazhin e thënë nga fillimi: RAHOVECIT I DUHET NDRYSHIMI”, ka thënë ndër të tjera ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se LDK’ja ka marrë 5,124 vota për kryetar komune në Rahovec dhe 4,743 sosh për kuvend komunal.

Sipas Krasniqit, LDK do të përfaqësohet me shtatë asamblistë nga 27 sa do të jenë në Komunën e Rahovecit.