Vazhdon beteja ligjore, Brad Pitt kërkon dëmshpërblim në vlerë 30 milionë euro nga Angelina Jolie
Dikur të martuar, por tashmë beteja ligjore mes Brad Pitt e ish-gruas së tij, yllit të aktrimit Angelina Jolie, s’ka të ndalur. Zhvillimet e fundit rreth vreshtarisë së tyre franceze, Château Miraval, ka marrë një zhvillim të ri. Pitt ka kërkuar nga ish-bashkëshortja një kompensim prej 30 milionë eurosh për shitjen e pjesës së saj […] The post Vazhdon beteja ligjore, Brad Pitt kërkon dëmshpërblim në vlerë 30 milionë euro nga Angelina Jolie appeared first on Sinjali.
Dikur të martuar, por tashmë beteja ligjore mes Brad Pitt e ish-gruas së tij, yllit të aktrimit Angelina Jolie, s’ka të ndalur.
Zhvillimet e fundit rreth vreshtarisë së tyre franceze, Château Miraval, ka marrë një zhvillim të ri.
Pitt ka kërkuar nga ish-bashkëshortja një kompensim prej 30 milionë eurosh për shitjen e pjesës së saj në pronë
Këto pretendime bazohen në email-et që avokatët e Angelina Jolie dërguan vitin e kaluar, të cilat tashmë janë paraqitur si prova nga ekipi ligjor i Pitt, shkruan People.
“Vështirësitë e këtij procesi janë krijuar nga vetë zoti Pitt – ai po padit znj. Jolie dhe po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim”, shkruajnë avokatët në email. “Për këtë arsye, ai duhet të mbulojë shpenzimet për përgatitjen e dokumenteve që do të vërtetojnë (ose jo) dëmet që pretendon”.
Brad Pitt e nisi procedurën e parë ligjore që në vitin 2022, duke pretenduar se Jolie e kishte shitur pjesën e saj në Miraval pavarësisht një marrëveshjeje të supozuar mes tyre që askush nuk do ta shiste pjesën e vet pa marrë miratimin e tjetrit.
Jolie mohoi të ketë ekzistuar një marrëveshje e tillë dhe u kundërpërgjigj me padi, duke e akuzuar Pitt se “po zhvillon një luftë hakmarrëse” kundër saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Vazhdon beteja ligjore, Brad Pitt kërkon dëmshpërblim në vlerë 30 milionë euro nga Angelina Jolie appeared first on Sinjali.
