Vazhdon greva në RTK, sindikata paralajmëron kundër presionit ndaj punëtorëve

Greva e punëtorëve të RTK-së po vazhdon edhe në ditën e katërt të zbatohet sipas planit. Sipas njoftimit të kryesisë së Sindikatës së Pavarur e RTK-së (SPERTK), të gjithë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës janë të thirrur ta respektojnë plotësisht ndërprerjen e punës për dy orë, nga 11:00 deri në 13:00, në të gjitha

Vazhdon greva në RTK, sindikata paralajmëron kundër presionit ndaj punëtorëve
Vazhdon greva në RTK, sindikata paralajmëron kundër presionit ndaj punëtorëve

Vazhdon greva në RTK, sindikata paralajmëron kundër presionit ndaj punëtorëve

Greva e punëtorëve të RTK-së po vazhdon edhe në ditën e katërt të zbatohet sipas planit. Sipas njoftimit të kryesisë së Sindikatës së Pavarur e RTK-së (SPERTK), të gjithë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës janë të thirrur ta respektojnë plotësisht ndërprerjen e punës për dy orë, nga 11:00 deri në 13:00, në të gjitha sektorët e institucionit publik të medias.

SPERTK ka nënvizuar se gjatë kësaj periudhe nuk duhet të kryhet asnjë detyrë pune dhe ka bërë të ditur se çdo lloj presioni, ndërhyrjeje apo tentative për të bojkotuar grevën përbën shkelje ligjore. Sipas sindikatës, Ligji Sindikal dhe ai për Grevat ndalojnë rreptësisht çfarëdo forme presioni ndaj punëtorëve, dhe çdo rast i tillë do të raportohet menjëherë në organet e rendit.

Njëkohësisht, sindikata ka kërkuar nga punëtorët që çdo rast të presionit ta njoftojnë përmes email-it zyrtar të SPERTK-së.

“Nëse dikush përjeton presion, ndërhyrje apo tentativa për ta bojkotuar grevën, ju lutemi na shkruani menjëherë në email-in zyrtar. Ligji Sindikal dhe ai për Grevat e ndalojnë rreptë çdo lloj presioni ndaj punëtorëve. Çdo rast do ta raportojmë te organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht grevës, është bërë me dije se në rast se gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, e cila mbahet sot nga ora 12:00, përmendet RTK-ja, pjesa relevante për publikun duhet të transmetohet.

SPERTK ka theksuar se greva do të vazhdojë deri në momentin kur të alokohet buxheti i nevojshëm për RTK-në.

Punëtorët e RTK-së edhe në protestën e mbajtur më 13 nëntor para hyrjes së televizionit publik, bënë thirrje që t’iu bëhet zgjidhje për paga, në të kundërtën paralajmëruan ndërmarrjen e masave. Kurse më 17 nëntor mbajtën grevë njëorëshe.