Vdekja e dyshimtë në Bërnjak, 56-vjeçari dyshohet se u vetëvra me granatë dore brenda banesës
Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrethana të dyshimta, ndërsa dyshimet e para flasin për vetëvrasje me mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur më 26.11.2025, në intervalin kohor 15:00 – 16:00. Sipas informatave, rreth orës 16:40, QKMF


Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrethana të dyshimta, ndërsa dyshimet e para flasin për vetëvrasje me mjet shpërthyes.
Ngjarja ka ndodhur më 26.11.2025, në intervalin kohor 15:00 – 16:00. Sipas informatave, rreth orës 16:40, QKMF në Zubin Potok ka njoftuar Policinë se në një banesë në këtë fshat një person mashkull dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke aktivizuar granatë dore të tipit M-75, prodhim jugosllav.
Viktima është identifikuar si Miladin Popovic, ndërsa rastin e ka raportuar familjari i tij.
Njësitë policore dhe ato të hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke e konfirmuar rastin dhe duke siguruar perimetrin. Në lokacion ka dalë edhe mjeku kujdestar nga QKMF Zubin Potok, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Më vonë, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Hetimet Rajonale, forenzika, njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive si dhe Mjekësia Ligjore, të cilët kanë vijuar me procedurat profesionale.
Me urdhër të Prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hetimet për këtë rast janë në zhvillim.

