Vdes analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski
Është ndarë nga jeta analisti i shquar amerikan me origjinë polake, Janusz Bugajski, një nga zërat më të respektuar në analizat mbi Evropën Lindore dhe Ballkanin. Bugajski ishte një njohës i thellë i çështjeve euroatlantike dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit. Gjatë karrierës së tij të gjatë, […]

Është ndarë nga jeta analisti i shquar amerikan me origjinë polake, Janusz Bugajski, një nga zërat më të respektuar në analizat mbi Evropën Lindore dhe Ballkanin. Bugajski ishte një njohës i thellë i çështjeve euroatlantike dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai bashkëpunoi ngushtë me institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe ishte një analist i rregullt në Zërin e Amerikës (VOA) dhe një periudhë edhe i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku kontributet e tij u vlerësuan lart për qartësinë, profesionalizmin dhe qëndrimet parimore.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka ndarë me publikun analisti i njohur dhe ish-drejtori i Zërit të Amerikës për Evropën dhe Euroazinë, Elez Biberaj.
“U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe njohjet e tij ishin vazhdimisht të qarta, parimore dhe thellësisht të informuara”, ka shkruar Biberaj.
Ndër vite, thotë ai ka punuar bashku në shumë projekte, sidomos në punët e Ballkanit.
“Erdha për të admiruar jo vetëm intelektin, por edhe integritetin, zgjuarsinë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që mbante të dashur. Mungesën e tij do ta ndjejmë thellë të gjithë ne që patëm privilegjin ta njohim dhe të punojmë me të. Do të më mungojë tmerrësisht. U prehsh në paqe, Janusz”, ka shkruar Bibraj.
Kujtojmë se Janusz Bugajski ka qenë autor i një sërë librash dhe analizash mbi politikën ndërkombëtare, me fokus të veçantë në zhvillimet në Ballkan, NATO dhe marrëdhëniet transatlantike. Ai njihej si një zë i fortë në mbrojtje të pavarësisë dhe stabilitetit të vendeve të rajonit.