Vdes personi që u aksidentua ditë më parë me motokultivator
Ka humbur jetën personi që u aksidentua më 11 tetor në Çagallavicë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Ndryshe, në këtë aksident ishin përfshirë një automjet dhe një motokultivator, ku si pasojë e përplasjes, një pasagjer i moto-kultivatorit pësoi lëndime të rënda dhe i njëjti vdiq të shtunën.


Ka humbur jetën personi që u aksidentua më 11 tetor në Çagallavicë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe, në këtë aksident ishin përfshirë një automjet dhe një motokultivator, ku si pasojë e përplasjes, një pasagjer i moto-kultivatorit pësoi lëndime të rënda dhe i njëjti vdiq të shtunën.
Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.
Ndërsa me vendim të prokurorit, në ditën e aksidentit ishte arrestuar ngasësi i automjetit dhe u dërgua në mbajtje.