Vd*es Qaush Selca, ish-komandant i UÇK’së për Baran dhe i burgosur politik

Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998, Qaush Selca, i cili ka qenë edhe i burgosur politik. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjari i tij Erald Selca. “Sot me vdiq axha im i nderuar Komandant i UÇK-së baca Qaush Selca i burgosur politik dhe epror policie

Vd*es Qaush Selca, ish-komandant i UÇK’së për Baran dhe i burgosur politik

Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998, Qaush Selca, i cili ka qenë edhe i burgosur politik.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjari i tij Erald Selca.

“Sot me vdiq axha im i nderuar Komandant i UÇK-së baca Qaush Selca i burgosur politik dhe epror policie .Një jetë ja dedikoi kombit dhe unitetit si askush tjetër baca Qaush dhe na dha mesime mbi ndershmerinë e atdhedashurin mbi të gjitha . Do jesh i paharruar përjetë baca Qaush ti dhe vlerat tuaja të panumërta”, ka shkruar ai në Facebook, të enjten.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më datë 21.03.2025 në ora 14:00 në fshatin Baran të Pejës.