Vehbi Miftari takon Atin e Shenjtë, papë Leon e XIV: Atit të Shenjtë ia shpreha mirënjohjen dhe respektin e thellë të popullit të Kosovës
Ish ambasadori në Vatikan, Vehbi Miftari përmes një postimi në Facebook njoftoi se gjatë ditës së sotme ishte takuar me Atin e Shenjtë, papë Leon e XIV, shkruan Gazeta 10. Ai tha s epati nderin që ta takonte dhe zhvilluan një bisedë të ngrohtë mes tyre, mbi besimin e dashurinë për vlerat humane. “Atit të


Ish ambasadori në Vatikan, Vehbi Miftari përmes një postimi në Facebook njoftoi se gjatë ditës së sotme ishte takuar me Atin e Shenjtë, papë Leon e XIV, shkruan Gazeta 10.
Ai tha s epati nderin që ta takonte dhe zhvilluan një bisedë të ngrohtë mes tyre, mbi besimin e dashurinë për vlerat humane.
“Atit të Shenjtë ia shpreha mirënjohjen dhe respektin e thellë të popullit të Kosovës dhe e luta që të vazhdojë të kujdeset për të”, shtoi tutje Miftari, shkruan Gazeta 10.
Ai gjithashtu tregoi se i dhuroi papës një kryq në filigran, si simbol të sakrificës së popullit të Kosovës për lirinëm paqen e besimin./Gazeta10
Postimi i plotë nga Miftari:
Pata nderin ta takoja Atin e Shenjtë, papë Leon e XIV, me të cilin zhvilluam një bisedë të ngrohtë, mbi besimin e dashurinë për vlerat humane.
Atit të Shenjtë ia shpreha mirënjohjen dhe respektin e thellë të popullit të Kosovës dhe e luta që të vazhdojë të kujdeset për të.
Një kryq në filigran, dhuruar papës, si simbol i sakrificës së popullit të Kosovës për lirinë, paqen e besimin, u kthye në bekim të Shenjtërisë së Tij për popullin e Kosovës.

