Foda vendos për 23-shen ndaj Irlandës, katër lojtarë mbesin jashtë

Foda vendos për 23-shen ndaj Irlandës, katër lojtarë mbesin jashtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dorëzuar në UEFA listën përfundimtare me 23 futbollistët që do të jenë të gatshëm për përballjen ndaj Republikës së Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell  albinfo.ch.

Nga futbollistët e grumbulluar, jashtë listës prej 23 lojtarësh për këtë ndeshje kanë mbetur Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Vesel Demaku.

Të katër futbollistët nuk do të mund të aktivizohen në këtë përballje dhe ndeshjen do ta ndjekin nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kosova do të përballet sonte me Republikën e Irlandës në Prishtinë, në ndeshjen hapëse të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Përballja ka rëndësi të veçantë edhe për faktin se bëhet fjalë për ndeshjen e parë zyrtare mes Kosovës dhe Irlandës.

Takimi mes “Dardanëve” dhe irlandezëve zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova synon ta nisë këtë cikël me rezultat pozitiv./Albinfo.ch

The post Foda vendos për 23-shen ndaj Irlandës, katër lojtarë mbesin jashtë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.