Vetëm një grua u zgjodh kryetare komune në raundin e parë, tre do të garojnë në raundin e dytë

Vetëm një grua u zgjodh kryetare komune në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 – Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të udhëheqë komunën e Kisella Vodës. Përveç saj, tre kandidate të tjera kaluan në raundin e dytë: Marija Naceva (VMRO-DPMNE) në Negotinë, Natalija Dimitrieva (VMRO-DPMNE) në Demir Kapi dhe […]

Vetëm një grua u zgjodh kryetare komune në raundin e parë, tre do të garojnë në raundin e dytë
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Vetëm një grua u zgjodh kryetare komune në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 – Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të udhëheqë komunën e Kisella Vodës. Përveç saj, tre kandidate të tjera kaluan në raundin e dytë: Marija Naceva (VMRO-DPMNE) në Negotinë, Natalija Dimitrieva (VMRO-DPMNE) në Demir Kapi dhe Sonja Stamenkova (LSDM) në Makedonska Kamenicë, transmeton Portalb.mk.

Në këto zgjedhje garuan gjithsej 309 kandidatë për kryetare komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra, që është 10.35 përqind e totalit.

Numri më i madh i kandidateve femra, tre, ishin në Prilep, ndërsa nga dy garuan në Manastir, Veles, Karposh, Kisella Vodë, Negotinë dhe Qendër.

Në 16 komuna dhe Qytetin e Shkupit, kishte vetëm një kandidate grua.

Në një pjesë të madhe të komunave, gratë nuk ishin fare të pranishme në fletëvotime.

Nga gjithsej 44 kryetarë komunash të zgjedhur në raundin e parë, vetëm një është grua, duke përfaqësuar një përfaqësim gjinor prej 2.2 përqind.

Ndryshe, asnjë grua shqiptare nuk ishte kandidate për kryetare komune në zgjedhjet lokale. Nga gjithsej 315 kandidatë për kryetarë komunash në këto zgjedhje, vetëm 32 ishiin gra. Situata është pak më e mirë te listat për këshilltarë, kjo për shkak të kuotave të garantuara.

Më 19 tetor, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Zgjedhjet lokale të këtij viti janë të parat në të të cilat reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna. Në garën zgjedhore për kryetarë komunash morën pjesë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur. Në garën për mandatet e këshilltarëve, garuan 6 koalicione, 28 parti politike dhe 67 lista të pavarura të këshilltarëve. 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve kishin të drejtë vote.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetar komune do të mbahet më 2 nëntor.