Vitia ndërpret mësimin pas reshjeve të dendura, aktivizon Qendrën Operative Emergjente dhe vazhdon me intervenime të shumta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur sot në takim Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), për të njoftuar dhe koordinuar rreth veprimeve të ndërmarra gjatë ditës së djeshme, pas reshjeve të shumta të shiut dhe vështirësive që janë krijuar.  Po ashtu, gjatë këtij takimi ky komitet mori dy vendime, për ndërprerjen

Vitia ndërpret mësimin pas reshjeve të dendura, aktivizon Qendrën Operative Emergjente dhe vazhdon me intervenime të shumta
Vitia ndërpret mësimin pas reshjeve të dendura, aktivizon Qendrën Operative Emergjente dhe vazhdon me intervenime të shumta

Vitia ndërpret mësimin pas reshjeve të dendura, aktivizon Qendrën Operative Emergjente dhe vazhdon me intervenime të shumta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur sot në takim Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), për të njoftuar dhe koordinuar rreth veprimeve të ndërmarra gjatë ditës së djeshme, pas reshjeve të shumta të shiut dhe vështirësive që janë krijuar. 

Po ashtu, gjatë këtij takimi ky komitet mori dy vendime, për ndërprerjen e mësimit për ditën të mërkurën në të gjitha shkollat e kësaj komune, si dhe për formimin e Qendrës Operative Emergjente. Në këtë takim u bë e ditur se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti, që nga vështirësimi i situatës ka ndërhyrë në disa lokalitete të kësaj komune, dhe atë deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Në njoftim thuhet se intervenime të ndryshme janë bërë në disa lokalitete të kësaj komune, si në Viti, Ramnishtë, Pozheran, Sllatinë, Radivojcë, Remnik etj por edhe në territorin e komunës së Kllokotit. Ekipet komunale kanë ndërhyrë edhe në largimin e ujit që ka depërtuar në disa shtëpi të banorëve, pastrimin e rrugëve nga rrëshqitjet e dheut, drunjve si dhe në udhëzimin e qytetarëve që t’u shmangen zonave më të prekura.

KKMSH bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe për ndjekjen e udhëzimeve të ekipeve emergjente. Po ashtu qytetarët në rast nevoje mund të kërkojnë ndihmë edhe në numrat emergjent: 112, 193, 192, 194. Gjithashtu kërkohet kujdes të shtuar për fëmijët dhe personat e moshuar. /Telegrafi/