Vizita e Sekretarit të NATO-s: Formimi i Qeverisë dhe konfirmimi se Kosova është e sigurt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot pritet ta vizitojë Kosovën në një moment delikat për stabilitetin e rajonit dhe aleancën transatlantike. Kjo vizitë vjen në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa shteteve anëtare të NATO-s kanë rritur shqetësimet për unitetin e aleancës. Po ashtu, Kosova po kalon

Vizita e Sekretarit të NATO-s: Formimi i Qeverisë dhe konfirmimi se Kosova është e sigurt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot pritet ta vizitojë Kosovën në një moment delikat për stabilitetin e rajonit dhe aleancën transatlantike.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa shteteve anëtare të NATO-s kanë rritur shqetësimet për unitetin e aleancës.

Po ashtu, Kosova po kalon një periudhë politike të pasigurisë, pasi vendi nuk ka ende një Qeveri të zgjedhur pas zgjedhjeve të fundit, të mbajtura më 9 shkurt 2025, duke vënë në dyshim mundësinë e një menaxhimi të qartë të krizave të mundshme.

Në këtë kontekst, vizita e Rutte  po shihet si një mundësi për të ri konfirmuar angazhimin e NATO-s ndaj stabilitetit të Kosovës dhe rajonit, si dhe për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë periudhë të pasigurisë.

 

 

Deputetja e AAK-së: Kosova sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka folur për vizitën e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte që do të vije në Kosovë.

Ajo thotë se duhet parë rezultatet e takimit të liderëve politik me shefin e NATO-s.

”Ti shohim rezultatet pas takimeve të martën në Kosovë. Forcat e NATO-s janë në Kosovë dhe duhet të kemi falënderim për gjithë kontributin që japin në Kosovë’’ thotë ajo.

Sipas saj trupat e NATO-s janë ato që mbrojnë Kosovën.

‘’Janë ata që e mbrojnë dhe përkujdesën për sigurinë e Kosovës’’ tha ajo.

Deputetja e AAK-së thotë se Kosova duhet sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s.

‘’Fokusi duhet të jetë që Kosova sa më parë të jetë pjesë e NATO-s, sepse me këto zhvillime gjeo-politike dhe gjeo-strategjike, që po ndodhin në botë që të jemi të sigurt’’ deklaroi Time Kadrijaj.

 

 

Qalaj për vizitën e Rutte: Vjen me kërkesën për formimin e Qeverisë dhe me çështjen e sigurisë pas ardhjes së Trump-it

Ish-deputeti i PDK-së, përkatësisht anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rashit Qalaj, për FrontOnline, deklaron se vizita e sekretarit të NATO-s, është e rëndësishme në momentumin në të cilin ai po vjen.

‘’Vizita e sekretarit të NATO-s në Kosovë është e një rëndësie të veçantë, gjithmonë duke pasur parasysh momentumin që jemi duke jetuar dhe kur them momentumin e kam fjalën për gjendjen aktuale në Kosovë pas zgjedhjeve të përgjithshme’’ thotë ai.

Sipas tij, tema që do të diskutohet do të jetë formimi i institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

‘’Njëra nga temat që do të diskutohet nga sekretari i NATO-s me liderët e Kosovës do të jetë kërkesa dhe nevoja për formimin sa më të shpejtë të institucioneve’’ thotë ai.

Po ashtu, sipas Qalajt, temë diskutimi do të jetë edhe për sigurinë e Kosovës pas ardhjes në pushtet të Presidentit Donald Trump.

‘’Do të diskutohet për çështjen e sigurisë pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump dhe sfida me të cilën është duke u ballafaquar pjesa më e madhe e botës e veçanërisht Evropa. Ka bëjë me çështjen e sigurisë dhe formimit të institucioneve’’, u shpreh Qalaj

 

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Vizita e Rutte do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala për FrontOnline, deklaron se vizita e shefit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë do të forcoj lidhjes ndërmjet Kosovës dhe kësaj aleance ushtarake.

‘’Vizita do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n dhe do të rikonfirmojë mbështetjen për zhvillimin e forcave të sigurisë të Kosovës dhe institucioneve të saj. Në anen tjerer Sekretari i NATO-s do të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për një zgjidhje paqësore në këtë fazë të ndyshimeve gjeopolitike’’ thotë ai.

Shala ka theksuar katër pikat kryesore që sipas tij ka impakti i ardhjes së Rutte në Kosovë.

‘’Mbështetje për KFOR-in: Ardhja e Rutte-it do të sjellë një vlerësim për rolin kyç që KFOR ka luajtur në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë pas luftës së vitit 1992’’ thotë ai.

Tjetër pike e rëndësishme sipas tij është edhe përforcimi i mardhënieve me Kosovën.

 ‘’Përforcimi i marrëdhënieve me Kosovën: Vizita do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n dhe do të rikonfirmojë mbështetjen për zhvillimin e forcave të sigurisë të Kosovës dhe institucioneve të saj, duke theksuar angazhimin për të vazhduar mbështetje në këtë drejtim’’ deklaroi Shala.

 

Matoshi për vizitën e Rutte: Mesazh se Kosova është e sigurt nga jashtë

Analisti politik, Halil Matoshi për FrontOnline, ka folur një ditë para ardhjes për vizitë të shefit të NATO-së në Kosovë.

Për Matoshin, Kosova është zonë sigurie e NATO-s.

‘’Kosova është zonë sigurie e NATO-s’’ thotë ai

Ndërkaq vizitën e shefit të NATO-s në Kosovë, Matoshi e sheh si mesazh për të treguar se Kosova është e sigurt nga jashtë.

‘’Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte vjen për të dhënë meszh se Kosova është e sigurt nga jashtë por duhet t’i kryej detyrat e shtëpisë nga brenda!’’ u shpreh ai.

Temë dhe pike tjetër e rëndësishme për Shalën pritet të jetë edhe dialogu me Serbinë.

‘’Dialogu me Serbinë: Sekretari i NATO-s do të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të çështjeve të ndjeshme për të dyja shtetet dhe rajonin’’ potencoi ai.

Sipas njohësit të sigurisë, rëndësi do të ketë edhe siguria rajonale për gjatë vizitës së Rutte në Kosovë.

‘’Siguria Rajonale: Vizita do të mundësojë diskutime mbi çështjet e sigurisë në rajon dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit dhe NATO-s, për të parandaluar kërcënimet e mundshme.’’ Përfundoi Shala