VLEN në Qytetin e Shkupit do ta mbështesë VMRO-DPMNE-në në raundin e dytë

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për qytetin e Shkupit, Orce Gjeorgjievski, sot ka zhvilluar takim me ish-kandidatin e VLEN-it për qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiun, dhe ministrin për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhitin, transmeton Portalb.mk. “Mora një mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji […]

VLEN në Qytetin e Shkupit do ta mbështesë VMRO-DPMNE-në në raundin e dytë
Orce Gejorgjievski, Bashkim Bakiu dhe Izet Mexhiti. Foto nga Orce Gjeorgjievski (Facebook)

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për qytetin e Shkupit, Orce Gjeorgjievski, sot ka zhvilluar takim me ish-kandidatin e VLEN-it për qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiun, dhe ministrin për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhitin, transmeton Portalb.mk.

“Mora një mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara. Faleminderit të gjithëve që e keni njohur vizionin, keni dhënë besimin dhe keni zgjedhur të ardhmen e Shkupit”, deklaroi Gjeorgjievski.

Ai vlerësoi që Shkupi do të bëhet qytet modern, ndërsa në zgjedhje do të arrihet fitorja historike.

Takimin e sotëm, Gjeorgjievski, e ka vlerëuar si “dorë e shtrirë” për fitoren e përbashkët.