KSHZ diskutoi për ankesat për probleme me pajisjet teknike, disa votues nuk u gjendën në listë 

Në seancën e 151-të të Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë refuzuar dy ankesa në lidhje me probleme në vijimin e procesit zgjedhor sot në RMV. Ankesat, një në komunën Qendër dhe tjetra në Komunë e Kërçovës kishin të bëjnë me problemet teknike me pajisjen elektronike që evidenton personat që votojnë. Nga KSHZ kanë porositur ankuesit që […]

KSHZ diskutoi për ankesat për probleme me pajisjet teknike, disa votues nuk u gjendën në listë 
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Foto nga Xhenis Sulimani

Në seancën e 151-të të Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë refuzuar dy ankesa në lidhje me probleme në vijimin e procesit zgjedhor sot në RMV. Ankesat, një në komunën Qendër dhe tjetra në Komunë e Kërçovës kishin të bëjnë me problemet teknike me pajisjen elektronike që evidenton personat që votojnë. Nga KSHZ kanë porositur ankuesit që ta ralizojnë të drejtën për të votuar pa pengesë edhe pse mund të ndodhë që të jenë në listë, por që të mos dalin në pajisjen elektronike, shkruan Portalb.mk.  

“Edhe në disa vendvotime edhe pse janë në lista zgjedhore, pajisja elektronike nuk mund t’i vërtetonte. Duhet të tentojnë disa herë. Janë raste të rralla, por pasi personi gjendet në listë, ne si KSHZ duhet t’ua mundësojmë çdo votuesi të realizojë të drejtën e tij. Vendvotimit t’i tregojmë se personi duhet të votojë.  Fenomen që na ndodhi edhe në rrethin e parë. Ne si KSHZ jemi të detyruar t’ua mundësojmë të drejtën e votimit”, tha Ditmire Shehu, anëtare e KSHZ-së.  

“Asnjë personi nuk i është mohuar e drejta për të votuar. Dërguam rekomandime të vendvotimet që me përpikmëri t’i vendosin të dhënat në pajisjet elektronike. Përvec këtij rasti s’kemi tjera probleme. E porosisim personin që t’i drejtohet vendvotimit, se nuk ka kontestuese për realizimin e të drejtës për të votuar”, tha Boris Kondarko, kryetari i KSHZ-së. 

Sot zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit.