VMRO në një vijë me Serbinë, kundër Kosovës në Strasburg

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.VMRO në një vijë me Serbinë, kundër Kosovës në Strasburg appeare VMRO-DPMNE në një vijë me Serbinë e Vuçiçit në raport me Republikën e Kosovës. Edhe pse Maqedonia e Veriut e ka njohur shtetësinë e Kosovës, VMRO-DPMNE duket se dëshiron të ngrijë marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare dhe të kthehet drejt Beogradit zyrtar. Sot, deputeti i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, njëherësh nënkryetar i Mickoskit, nuk ka udhëtuar për […] The post VMRO në një vijë me Serbinë, kundër Kosovës në Strasburg appeared first on INA ONLINE.

VMRO në një vijë me Serbinë, kundër Kosovës në Strasburg

The post d first on INA ONLINE.VMRO në një vijë me Serbinë, kundër Kosovës në Strasburg appeare

VMRO-DPMNE në një vijë me Serbinë e Vuçiçit në raport me Republikën e Kosovës. Edhe pse Maqedonia e Veriut e ka njohur shtetësinë e Kosovës, VMRO-DPMNE duket se dëshiron të ngrijë marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare dhe të kthehet drejt Beogradit zyrtar.

Sot, deputeti i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, njëherësh nënkryetar i Mickoskit, nuk ka udhëtuar për në Strasburg, kur në Këshillin e Parlamentit të Bashkimit Evropian pritet të votohet anëtarësimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan gazeta KOHA.

Për në Strasburg kanë udhëtuar dy anëtarët tjerë të Maqedonisë së Veriut – deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, ndërsa mungon Nikollovski i VMRO-së.

Në një bisedë me gazetën KOHA, deputetja Bilalli Zendeli tregon se pasdite, rreth orës 16 fillon debati për Raportin dhe aplikimin e Kosovës si anëtare e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, ndërkohe që rreth orës 20 duhet të votohet. Të dy, Bilalli Zendeli dhe Kaevski kanë paralajmëruar se do të votojnë PËR anëtarësimin e Kosovës në APKE.

Në Bruksel, deputetja Bilalli Zendeli është me kolegun Kaevski, ndërsa mungon Nikollovski i VMRO-së.

Gazeta KOHA merr vesh se Nikollovski nuk ka shkuar në Strasburg, pasi qëndrimi i VMRO-së është të mos votohet PËR anëtarësimin e Kosovës, dhe me këtë, t’i bëj qejfin Serbisë dhe Aleksandar Vuçiçit.

Maqedonia e Veriut ka tre anëtarë në Këshillin e Parlamentit: Aleksandar Nikollovski i VMRO-së, Darko Kaevski i LSDM-së dhe Arta Bilalli Zendeli e BDI-së. Zëvendës të tyre janë Vllado Misajllovski, Fanica Nikollovska dhe Artina Qazimi.

Ndryshe, anëtarësimi në Këshillin e Evropës – një synim i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 – do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës. Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion.

Nëse sonte në Strasburg – dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar. (koha.mk)

The post VMRO në një vijë me Serbinë, kundër Kosovës në Strasburg appeared first on INA ONLINE.