VMRO shpalli fitore në 18 komuna, pret fitore edhe në disa të tjera në rrethin e dytë

Vllado Misajlovski i VMRO-DPMNE-së shpalli fitore në Kisella Vodë, Ohër, Radovish, Berovë, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Pehçevë, Dellçevë, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Sopisht, Shtip, Veles, Butel, Aerodrom, Jegunovcë, Vevçan. Ai theksoi se Orce Gjorgjievski është në prag të fitores në Shkup, transmeton Portalb.mk.  “VMRO-DPMNE është në prag të një fitoreje të madhe, diferenca është 3:1, ka […]

VMRO shpalli fitore në 18 komuna, pret fitore edhe në disa të tjera në rrethin e dytë
Vllado Misajllovski. Foto printscreen nga video e VMRO-së

Vllado Misajlovski i VMRO-DPMNE-së shpalli fitore në Kisella Vodë, Ohër, Radovish, Berovë, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Pehçevë, Dellçevë, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Sopisht, Shtip, Veles, Butel, Aerodrom, Jegunovcë, Vevçan. Ai theksoi se Orce Gjorgjievski është në prag të fitores në Shkup, transmeton Portalb.mk

“VMRO-DPMNE është në prag të një fitoreje të madhe, diferenca është 3:1, ka komuna ku diferenca është 6:1, 7:1, 10:1, dhe në disa komuna LSDM është partia e tretë.

Kryetarët e komunave u zgjedhën në Kisella Vodë, Ohër, Radovish, Berovë, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Pehçevë, Dellçevë, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Sopisht, Shtip, Veles, Butel, Aerodrom, Jegunovcë, Vevçan dhe shumë vende të tjera.

Votat po numërohen dhe rezultatet tregojnë epërsi. Jemi në prag të një fitoreje bindëse në Strumicë. Orce kryeson bindshëm në Shkup, 5:1, në disa komuna dhe 6:1. Kemi epërsi edhe në Qendër”, tha Misajllovski.

Misajllovski reagoi edhe ndaj akuzave të LSDM-së për parregullsi.

“Lidhur me parregullsitë e lartpërmendura të LSDM-së, ndryshimi është i madh dhe nuk ka vend për alibi. Ata duhet ta kërkojnë burimin e këtij debakli brenda radhëve të tyre. Sa i përket BDI-së, dua të them se Aliu do të ketë kohë të analizojë humbjen e tij”, tha Misajllovski.

Paraprakisht Timço Mucunski nga kjo parti, tha se informacionet që flasin për parregullsi dhe akuza që hedhin njolla mbi në procesin zgjedhor i shohin si strategji të LSDM-së dhe kundërshtarëve politikë për alibi për disfatën zgjedhore që sipas tyre duket qartë

“Do të fitojmë në pjesën më të madhe të komunave. Sot Maqedonia kishte zgjedhje të qeta dhe të suksesshme që përmbushin kriteret më të larta për proces demokratik. Presim fitore të madhe. Disa informacione që flasin për parregullsi dhe akuza që hedhin njolla mbi në procesin zgjedhor i shohim si strategji të LSDM-së dhe kundërshtarëve tanë politikë për alibi për disfatën zgjedhore që duket qartë. Por duam të sigurojmë se fitorja do të jetë e pastër dhe e qartë. Në periudhën e ardhshme do të njoftojmë për rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë moment është shumë herët për rezultatet fillestare, por ajo që mund të them është se presim edhe më shumë vota edhe më shumë kryetar komunash”, tha Mucunski nga VMRO.