Votat e diasporës ndryshojnë gjithçka, ky është fitues i zgjedhjeve në Mitrovicë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rezultatet nga numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës janë duke u publikuar në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet lokale. Numërimi i votave të diasporës […]


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Rezultatet nga numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës janë duke u publikuar në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet lokale.
Numërimi i votave të diasporës për komunën e Mitrovicës tashmë ka përfunduar plotësisht.
Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së, Faton Peci ka marrë 392 vota, ndërsa ai i PDK-së 236.
Në bazë të votave me postë, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejt 15 mijë e 745 vota.
Derisa Arian Tahiri i PDK i dyti me 15 mijë e 629 vota.
Ky rezultat, në të cilin s’janë përfshirë ende votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të personave me nevoja të veçanta e çon Mitrovicën e Jugut në balotazh.