Votimi në Çair: Diferencë e dyshimtë prej 2.267 votash mes Izet Mexhitit dhe listës së VLEN-it

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Komunën e Çairit ekziston një dallim i dukshëm mes votave të kandidatit për kryetar komune, Izet Mexhiti, dhe listës së The post Votimi në Çair: Diferencë e dyshimtë prej 2.267 votash mes Izet Mexhitit dhe listës së VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Votimi në Çair: Diferencë e dyshimtë prej 2.267 votash mes Izet Mexhitit dhe listës së VLEN-it

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Komunën e Çairit ekziston një dallim i dukshëm mes votave të kandidatit për kryetar komune, Izet Mexhiti, dhe listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN.

Izet Mexhiti ka marrë 15.776 vota, ndërsa lista e këshilltarëve të VLEN-it ka siguruar 13.509 vota – një diferencë prej 2.267 votash.

Interesant është fakti se numri i këtyre votave përkon pothuajse në mënyrë të përkryer me votat që në të njëjtën komunë kanë marrë dy koalicionet maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, të cilat së bashku kanë arritur 2.276 vota.

Ky përputhje numerike ngre dyshime të forta se votat e elektoratit maqedonas janë orientuar drejt kandidatit Izet Mexhiti, duke krijuar artificialisht diferencën që e ndan atë nga kandidati rival, Bujar Osmani.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ hedhin dritë mbi një prirje të pazakontë elektorale, ku vota maqedonase ka luajtur rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve lokale në Çair, duke ndikuar drejtpërdrejt në fitoren e kandidatit të VLEN-it. Gazeta Flaka

The post Votimi në Çair: Diferencë e dyshimtë prej 2.267 votash mes Izet Mexhitit dhe listës së VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .