Votuesit në kantonin Vaud votojnë “po” për një ulje të konsiderueshme të taksave

Votuesit në kantonin Vaud votojnë “po” për një ulje të konsiderueshme të taksave

Të dielën, votuesit në kantonin zviceran të Vaud-it miratuan një ulje prej 12% të taksës kantonale mbi të ardhurat dhe pasurinë. Me 99% të votave të numëruara, 53% e tyre ishin në favor.

Nisma, e ndërmarrë nga shoqatat e biznesit, doli kështu fituese përballë kundërshtimeve nga partitë e majta dhe sindikatat. Rezultati shënon gjithashtu një humbje për qeverinë kantonale, e cila ishte shprehur kundër kësaj nisme.

Nisma do të ulë taksën kantonale mbi të ardhurat dhe pasurinë me 12%, duke filluar nga viti fiskal 2027, shkruan swissinfo. Mbështetësit e saj synojnë ta bëjnë Vaud-in më tërheqës nga pikëpamja fiskale në krahasim me kantonet e tjera dhe të lehtësojnë barrën tatimore për shtresën e mesme, transmeton albinfo.ch.

Nismëtarët argumentuan se mungesa e parashikuar e të ardhurave, në vlerën 272 milionë franga zvicerane, do të ishte e përballueshme për kantonin. Propozimi ka të bëjë me taksën kantonale mbi të ardhurat dhe pasurinë për individët. Taksat komunale mbeten të pandryshuara.

The post Votuesit në kantonin Vaud votojnë “po” për një ulje të konsiderueshme të taksave appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.