Vranë babanë dhe fshehën trupin, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Hysen Metën, 8 vite për motrën, në qeli edhe nëna me vëllanë
Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i cili në bashkëpunim me familjarët e tjetër vrau babanë, Pëllumb Metën dhe i fshehu trupin. Me 8 vite burg është dënuar motra e tij Hygerta Meta, nga 30 vite që kërkonte Prokuroria. Ndërkohë dënim me burg do të vuajnë vëllai Amarildo Meta, i […] The post Vranë babanë dhe fshehën trupin, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Hysen Metën, 8 vite për motrën, në qeli edhe nëna me vëllanë appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i cili në bashkëpunim me familjarët e tjetër vrau babanë, Pëllumb Metën dhe i fshehu trupin.
Me 8 vite burg është dënuar motra e tij Hygerta Meta, nga 30 vite që kërkonte Prokuroria. Ndërkohë dënim me burg do të vuajnë vëllai Amarildo Meta, i cili u dënua me 5 vite, ndërsa Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës, do të vuajë 3 vite burg.
Viktima Pëllumb Meta u vra në banesë nga djali i tij Hyseni me armë zjarri, teksa e pranishme në vendngjarje ishte edhe vajza, Hygerta.
Ata morën trupin e babait dhe e groposën në kasollen e bagëtive, që është disa metra larg banesës, teksa më pas vijuan me largimin e automjetit të të ndjerit dhe zhdukjen e sendeve të tij personale, ku u ndihmuan nga Blerina dhe Amarildo Meta.
Pas zhdukjes së provave, Hysen Meta shkoi në polici të denonconte zhdukjen e babait, por dëshmitë kontradiktore bënë që grupi hetimor të dyshonte dhe të zbardhte ngjarjen.
The post Vranë babanë dhe fshehën trupin, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Hysen Metën, 8 vite për motrën, në qeli edhe nëna me vëllanë appeared first on Ditar.al.