Vrasja e dyfishtë që tronditi Malishevën – çfarë dihet deri tani

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës. Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari Astrit Isufi, nga fshati Stankoc i Drenasit i cili është në arrati, kishte të kaluar kriminale. Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të enjten para mesditës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës

Vrasja e dyfishtë që tronditi Malishevën – çfarë dihet deri tani
Vrasja e dyfishtë që tronditi Malishevën – çfarë dihet deri tani

Vrasja e dyfishtë që tronditi Malishevën – çfarë dihet deri tani

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës.

Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari Astrit Isufi, nga fshati Stankoc i Drenasit i cili është në arrati, kishte të kaluar kriminale. Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të enjten para mesditës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë se viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, tha Elezi.

Hetimet dhe e kaluara e të dyshuarit

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është konfirmuar se i dyshuari A.I. kishte qenë më parë nën hetime dhe kishte të kaluar kriminale. Zëdhënësja e prokurorisë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje më 7 prill të këtij viti, ndërsa paraprakisht, më 6 prill, ishte kërkuar caktimi i paraburgimit ndaj tij.

Prokurori i Shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më 06.04.2025 është paraqitur me kërkesë për caktimin e paraburgimit, e cila i është aprovuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, më 07.04.2025 është ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale ‘dhunë në familje’ dhe ‘kanosje’, tha Shala.

Prokuroria e Gjakovës: Motiv i paqartë, dorasi në arrati

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se ende nuk dihet motivi i saktë i ngjarjes, ndërsa theksoi se policia është në kërkim të autorit. Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, të dyfishtë. Kryerësi është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmerr të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij, tha Gashi.

Ai konfirmoi se viktimat dhe i dyshuari kishin raporte familjare, ndërsa drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, deklaroi për mediat lokale se i dyshuari është dhëndri i viktimave.

“Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë, sepse duhet të bëjmë verifikimet. Ajo që mund të them është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare, por motivin ende nuk e dimë saktësisht, theksoi Gashi.

Vrasjet e fundit në Kosovë

Ky rast i rëndë vjen vetëm pak muaj pas një vale vrasjesh që tronditi vendin – pesë persona u vranë vetëm gjatë muajit gusht të 2024-ës në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla. Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.

Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri. Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje. Në vend llogaritet se janë mbi 230.000 armë pa leje në duart e qytetarëve. Policia tha se në baza vjetore konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë pa leje.