Vrau babain, 25 vjeçari shfaqet i buzëqeshur në gjykatë: Nuk e mbaj mend pse ndodhi

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 25 vjeçarin Marjan Kodheli, i cili pak ditë më parë vrau me thikë babain e tij, pas një konflikti të çastit. I riu ka deklaruar pas ngjarjes përpara policisë se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin, Pjetër Kodheli, të cilit i mori jetën. “Ishim duke ngrënë […] The post Vrau babain, 25 vjeçari shfaqet i buzëqeshur në gjykatë: Nuk e mbaj mend pse ndodhi appeared first on Ditar.al.

Vrau babain, 25 vjeçari shfaqet i buzëqeshur në gjykatë: Nuk e mbaj mend pse ndodhi

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 25 vjeçarin Marjan Kodheli, i cili pak ditë më parë vrau me thikë babain e tij, pas një konflikti të çastit.

I riu ka deklaruar pas ngjarjes përpara policisë se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin, Pjetër Kodheli, të cilit i mori jetën.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë.

Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, ka dëshmuar ai para hetuesve.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme, ai është shfaqur i buzëqeshur. Avokatja e caktuar kryesisht ka kërkuar të bëhet një vleresim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të të riut. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 28 tetor në banesën e tyre, ku 25 vjeçari qëlloi me thikë babain e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

The post Vrau babain, 25 vjeçari shfaqet i buzëqeshur në gjykatë: Nuk e mbaj mend pse ndodhi appeared first on Ditar.al.