Vuçiq reagon pasi Siria njohu dje Kosovën shtet, thotë se ndikoi shumë Turqia

Vuçiq reagoi pas njohjes së Kosovës nga Siria: “E pritshme, tashmë është nën ndikimin e Turqisë” Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sot pas lajmeve se Siria ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sipas tij, një vendim i tillë ishte i pritshëm, pasi siç tha ai, Siria tashmë ndodhet nën ndikimin e madh […] The post Vuçiq reagon pasi Siria njohu dje Kosovën shtet, thotë se ndikoi shumë Turqia appeared first on ATV.

Vuçiq reagon pasi Siria njohu dje Kosovën shtet, thotë se ndikoi shumë Turqia

Vuçiq reagoi pas njohjes së Kosovës nga Siria: “E pritshme, tashmë është nën ndikimin e Turqisë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sot pas lajmeve se Siria ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, një vendim i tillë ishte i pritshëm, pasi siç tha ai, Siria tashmë ndodhet nën ndikimin e madh të Turqisë.

“Lajmi i pritur është njohja nga Siria. Ishte e qartë sa shumë kishte rëndësi qëndrimi i pavarur dhe i lirë i Bashar al-Asadit sa kohë që ai ishte në pushtet. Por, kur dikush vjen në pushtet që është nën ndikimin e madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia, ishte e pritshme që kjo të ndodhte,” deklaroi Vuçiq për gazetarët.

Presidenti serb gjithashtu u shpreh me nostalgji për periudhën kur Bashar al-Assad ishte në pushtet, duke thënë se atëherë Siria kishte qëndrim të pavarur dhe të lirë.

The post Vuçiq reagon pasi Siria njohu dje Kosovën shtet, thotë se ndikoi shumë Turqia appeared first on ATV.