“VV-ja votoi se nuk pat qare”, Lushaku e ashpër: Ish-anëtari i juaj kallxoi që jeni edhe hajna

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka komentuar votimin e VV-së për bartjen buxhetore të Prishtinës, të premten në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Ajo ka thënë se VV-ja ka votuar se nuk pati qare tjetër. Sipas saj, VV-ja e ka parë që mund të dënohet më 28 dhjetor për bllokadën. Për këtë shkak, sot votoi në Prishtinë.

“VV-ja votoi se nuk pat qare”, Lushaku e ashpër: Ish-anëtari i juaj kallxoi që jeni edhe hajna
“VV-ja votoi se nuk pat qare”, Lushaku e ashpër: Ish-anëtari i juaj kallxoi që jeni edhe hajna

“VV-ja votoi se nuk pat qare”, Lushaku e ashpër: Ish-anëtari i juaj kallxoi që jeni edhe hajna

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka komentuar votimin e VV-së për bartjen buxhetore të Prishtinës, të premten në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Ajo ka thënë se VV-ja ka votuar se nuk pati qare tjetër. Sipas saj, VV-ja e ka parë që mund të dënohet më 28 dhjetor për bllokadën. Për këtë shkak, sot votoi në Prishtinë.

“VV votoi bartjen buxhetore të Prishtinës sot, se nuk pat qare! A po menoni, që qytetarët e harrojnë që, pa protesta, VV as në seanca nuk vinte me votu buxhetin?! A nuk ju kujtohet shefi juj qysh i ka shkulë mikrofonat në seancë për buxhetin? Tash kur e patë që qytetarët protestuan e dojnë me ju dënu më 28 dhjetor, erdhët dhe i votuat”, ka shkruar Lushaku në Facebook.

“Mbajeni në mend, qytetarët kanë me ju detyru me ikë prej pushtetit, se jeni sabotues e bllokues; për ma shumë jeni hajna: s’po e them unë, po kallxoi Beqir Lahu sot, asambleisti i VV-së”, ka thënë ajo.