Xhavit Drenori u drejtohet ish deputetëve të VV-së: Nuk mund të thoni që vetëm partitë opozitare kanë sjellë bllokadë, edhe ju e keni fajin
Komentatori politik, Xhavit Drenori në “Adresa” komentoi deklaratat të cilat i kishin thënë para tij, dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Artan Abrashi. Drenori tha se nuk mund të themi se është vetëm faji i opozitës për bllokadën e cila u krijua prej 15 prillit. Ai tha se Vetëvendosja ka pasur mundësi që


Komentatori politik, Xhavit Drenori në “Adresa” komentoi deklaratat të cilat i kishin thënë para tij, dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Artan Abrashi.
Drenori tha se nuk mund të themi se është vetëm faji i opozitës për bllokadën e cila u krijua prej 15 prillit. Ai tha se Vetëvendosja ka pasur mundësi që nga fillimmi të pyesëse a do e lënë deputetët tjerë të formojnë institucione ose jo, dhe në momentin që do të ishte një “jo”, të kishin shpallur zgjedhje të reja menjëherë.
“Nuk mund të themi se është bardh e zi, vetëm partitë opozitare e kanë fajin për qet bllokadë, sepse Vetëvendosja ka mujt me thanë që në ditët e para, a po doni me m’lanë me i ba institucionet, po jo, jo e hajde shkojmë në zgjedhje. Qe pe marrim një Dimal Bashë tjetër e shkojmë në zgjedhje fill”, shtoi tutje Drenori.
Drenori gjithashtu tha se ka qeënë problemi edhe tek kryetari i Lëvizjes Vetëvensoje, Albin Kurti i cili nuk ka dashur vetë ta bëjë qeverinë, edhe pse ka kërkuar koalicon nga LDK-ja, por sipas tij nuk ka qenë ofertë e sinqertë.
“Unë mendoj se është kalkulu shumë në zgjedhjet lokale dhe është kriju njëfarë përshtypje e krejt spektrit politik, subjekteve politike përfaqësuese në Kuvendin e Kosovës, përjashto Nismën, se Nismës nuk i kanë konvenu kurr zgjedhjet, kanë me u mundu gjithqysh me ba diçka. A e di çka, edhe pse i kam fitu 42% i kam 48 deputetë nuk e kam fort për ngutë qet punë. Sepse me gjithë atë duhet me u pajtu me realitet. Po është e vërtetë që i ka ofru LDK-së bashkëpunim, po tash le pak me u dëshiru qajo punë, nuk ishte fort i sinqertë, se nuk u ba publik”, shtoi tutje Drenori./Gazeta10

