Xhelal Sveçla s’e mendon dorëheqjen: Jam me protestuesit, por s’mendoj se dorëheqja ime do kontribuonte në fuqizimin e gruas

Xhelal Sveçla s’e mendon dorëheqjen: Jam me protestuesit, por s’mendoj se dorëheqja ime do kontribuonte në fuqizimin e gruas

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekaj.

Ai deklaroi se përmes IPK-së ne këto ditë kanë verifikuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Kosovës dhe se këto 72 orë kanë qartësuar dhe konfirmuar shqetësimet që kemi ngritur duke nxjerrë në pah dështime në trajtime te raportimeve dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale të saj.

Përpos kësaj, Xhelal Sveçla konfirmoi se në fakt as nuk e mendon të dorëhiqet nga posti i ministrit.

Ai madje tha se nuk mendon se dorëheqja e tij do të kontribuonte në fuqizimin e gruas.

“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Inspektoriatit pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë”,deklaroi Sveçla, shkruan lajmi.net.

“Unë personalisht jam bashkë me protestuesit. Kuptoj edhe indinjatën dhe mllefin e protestuesve dhe po punojmë si institucione dhe të plotësojmë të gjitha ato kërkesa që kërkohen sipas ligjit që të parandalojmë përsëritjen e rasteve të tilla”, tha Sveçla.

“Në këtë kuadër unë e them se në vazhdimësi po vlerësojmë raportimet dhe kërkesat e Inspektoratit Policor bërë drejtorisë së Policisë së Kosovës e bërë në stacione policore gjithandej në mënyrë që çfarëdo lloj lëshimi apo neglizhencë në njërën anë të adresohtet dhe në anën tejtër të përmirësohet”


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.