S’ka dorëheqje nga Donika Gërvalla/ Tani planifikon edhe krijimin e një mekanizmi tjetër për çështjet e dhunës në familje

S’ka dorëheqje nga Donika Gërvalla/ Tani planifikon edhe krijimin e një mekanizmi tjetër për çështjet e dhunës në familje

Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Nga kjo konferencë, Gërvalla e bëri të qartë tërthorazi se s’do të jap dorëheqje dhe as s’do të shkarkohet nga kryeministri Albin Kurti.

Madje ajo po parasheh që të themelojë edhe komisione të tjera, që lidhen me cështjet e dhunës në familje.

“Nuk mjafton të kontrollojmë nëse një procedurë është zhvilluar, duhet kontrolluar nëse u zhvillua në përputhje me ligjin dhe ka ofruar mbrojtjen që ofron ligji.Zyra e koordinatores kombëtare po shqyrton mundësinë ligjore për krijimin e një mekanizmi të posaçëm për kontrollimin e procedurave institucionale, përfshirë edhe rastet që institucionet i konsiderojnë të përfunduara. Aktualisht po shohim bazën ligjore për një mekanizëm të tillë. Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca ligjore të ndërhyj në punën e gjykatave dhe prokurorive apo të kërkojë llogari të drejtpërdrejtë dhe as të zhvillojë hetime ndaj tyre, po ashtu as në Polici.Kjo buron nga pavarësia e institucioneve, parime që duhet respektuar pa përjashtim.Themelimi i Komisionit Hetimor ka një rëndësi të veçantë, presim që komisioni duke shfrytëzuar kompetencat ligjore dhe kërkimin e informacioneve e dëgjimin e personave përgjegjës të kontribuojë në veprimet institucionale”,deklaroi ajo, trasnmeotn lajmi.

“Shpresojmë që puna të na jap një pasqyrë më të plotë mbi atë cka ka ndodhur në hallkat institucionale”,deklaroi Gërvalla.

Gërvalla tha se raporti i dhënë dje tregon mangësi serioze nga hallkat institucionale dhe s’mund të mbeten pa shqyrtuar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.