Xhevdet Jashari i reagon Adnan Azizit: Kujt ja kthen Gostivarin, o pis?!
Artisti i mirënjohur Xhevdet Jashari ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kandidatit të VLEN-it për Gostivar, Adnan Azizi, i cili kishte thënë se “me ndihmën e qeverisë do ta kthejmë The post Xhevdet Jashari i reagon Adnan Azizit: Kujt ja kthen Gostivarin, o pis?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
 
                                Artisti i mirënjohur Xhevdet Jashari ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kandidatit të VLEN-it për Gostivar, Adnan Azizi, i cili kishte thënë se “me ndihmën e qeverisë do ta kthejmë Gostivarin”.
“Me ndihmën e qeverisë (Mickoskit) do e kthejmë Gostivarin. Alias popi Mickovskit. Po hajde ta shohim si e kthen ti Gostivarin… pastaj kujt ja kthen ooo… kuj ooo pis?”, ka shkruar Jashari në reagimin e tij publik në rrjetet sociale.
Reagimi i tij është shpërndarë gjerësisht, duke ndezur debat mes qytetarëve të Gostivarit. Më herët reagoi edhe analisti Sefer Selimi.
“Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni. Madje mund ta sillni edhe vetë Mickoskin si ‘poverenik i vlladës’, nëse mendoni se me urdhra dhe kërcënime mund ta ndryshoni vullnetin e qytetarëve. Por mos harroni një gjë: në atë qytet vullneti i qytetarëve nuk tjetërsohet, nuk thyhet dhe nuk mposhtet! Kthehuni e shikoni pak historinë, aty do ta gjeni përgjigjen që do ta merrni,” – ka deklaruar Selimi.
Ai ka komentuar edhe situatën politike në Strugë, pak ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale:
“Në Strugë zgjedhja është mes një strugani dhe kandidatit të Mickoskit. Struganët e dinë më mirë se kënd do zgjedhin!” – ka shtuar Selimi.
Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike, teksa partitë po mobilizohen për balotazhet që pritet të jenë vendimtare në disa komuna me shumicë shqiptare. Gazeta Flaka
The post Xhevdet Jashari i reagon Adnan Azizit: Kujt ja kthen Gostivarin, o pis?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  