Ymeri për VV-në: Nuk po japin shenja se kanë ndërmend me respektu asnjë një procedurë demokratike
Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e formimit të një qeverie të re, duke thënë se partitë që kanë qenë në opozitë mund të krijojnë një koalicion të mundshëm për dy arsye kryesore. Sipas Ymerit, ato kanë një pajtueshmëri më të madhe sa i përket pikave programore, veçanërisht përsa i përket dialogut me Serbinë dhe

Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e formimit të një qeverie të re, duke thënë se partitë që kanë qenë në opozitë mund të krijojnë një koalicion të mundshëm për dy arsye kryesore.
Sipas Ymerit, ato kanë një pajtueshmëri më të madhe sa i përket pikave programore, veçanërisht përsa i përket dialogut me Serbinë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Unë e shoh një qeveri të partive që kanë qenë ne opozitë të mundshme për dy arsye. Sepse unë mendoj se ato kanë një pajtueshmëri më të madhe, sa i përket pikave programore, dialogun, marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Ymeri në ‘Debat Plus’
Ai ka theksuar gjithashtu se, kur një koalicion është i përbërë nga parti me madhësi pak a shumë të ngjashme, mundësia për të vazhduar në pushtet është më e madhe.
“Gjëja e tjetër që është e rëndësishme në këtë drejtim është që, kur i ki koalicionin e përberë me parti me madhësi pak a shumë të ngjashme, mundësia për të vazhduar ato është më e madhe. Sepse përballen me një rrezik të madh nëse bie qeveria. Rreziku kish me qenë opozita e VV-së, e cila mundet me pas momente të volitshme të shkuarjes në zgjedhje”, ka shtuar Ymeri.
Krahas kësaj, sipas Ymerit, sjelljet e deritanishme të LVV-së dhe të tjerëve po japin shenja se nuk kanë ndërmend të respektojnë një procedurë demokratike të nevojshme për formimin e qeverisë së re, në rast se nuk e formojnë ata.
“Sjelljet e deritashme të LVV dhe Albin Kurtit, po ma shumë të tjerët. Po japin shenja se nuk e kanë ndërmend me respektu një procedurë demokratike. E cila duhet të respektohet plotësisht. A bëhet Qeveria nga VV-ja, LDK-ja apo PDK-ja, a bëhet Ramush Haradinaj kryeministër, ajo varet prej votave të deputetëve. Tek e fundit nuk është në dorën tonë. Një gjë që duhet të insistojmë, proceduar institucionale janë këto dhe ato përfillni, pavarësisht a të konvenojnë ose jo. e dyta është LVV-ja duhet ta kuptoj se kjo sjellje e saj politike po ia shkakton këto probleme. Në situate normale dhe formale, partia që kish dal me 48 deputetë prej zgjedhjeve nuk ish refuzu nga askush…”, ka shtuar Ymeri.