Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në SPAK, pritet nga Altin Dumani dhe shefja e BKH-së

Welcome to Kosova Today

Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, diplomati i lartë Todd Robinson ka mbërritur në Shqipëri dhe paraditen e kësaj të marte është takuar me kryeprokurorin Altin Dumani. Ky i fundit ka dalë në oborrin e institucionit të akuzës që drejton dhe ka pritur e përcjell vetë Todd Robinson. Diplomati amerikan është njëkohësisht dhe drejtues i […]

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në SPAK, pritet nga Altin Dumani dhe shefja e BKH-së

Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, diplomati i lartë Todd Robinson ka mbërritur në Shqipëri dhe paraditen e kësaj të marte është takuar me kryeprokurorin Altin Dumani. Ky i fundit ka dalë në oborrin e institucionit të akuzës që drejton dhe ka pritur e përcjell vetë Todd Robinson.

Diplomati amerikan është njëkohësisht dhe drejtues i Zyrës Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në takimin e sotëm, siç shihet dhe nga pamjet nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Todd Robinson është takuar dhe me drejtuesen e Byrosë së Hetimit, Aida Hajnaj. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në SPAK është një mesazh i fortë mbështetje për këtë institucion, në kohën e akuzave dhe dosjeve të bujshme që po heton.

Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK
Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije se Ndihmës Sekretari i SHBA do të qëndrojë në Shqipëri nga data 18-20 mars dhe vizitën e tij të parë ai ka zgjedhur ta zhvillojë në ambientet e SPAK, një institucion i ri i mbështetur fort nga SHBA dhe BE.

Todd Robinson do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas vizitës në Shqipëri, nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së do të udhëtojë në Kosovë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK
Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK