“Jemi të detyruar të bllokojmë foltoren derisa të reflektojnë”, Bardhi: Mazhoranca refuzon pa agrumente komisionet hetimore

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se opozita është e vendosur të bllokojë foltoren derisa mazhoranca të reflektojë. Kjo pasi Komisionet Hetimore Parlamentare të kërkuara nga PD janë rrëzuar pa argumente, sipas tij. Bardhi tha se situate ku mazhoranca e ka futur Kuvendin është e papranueshme. ‘Ashtu siç e kam njoftuar pas […] The post “Jemi të detyruar të bllokojmë foltoren derisa të reflektojnë”, Bardhi: Mazhoranca refuzon pa agrumente komisionet hetimore appeared first on Ditar.al.

“Jemi të detyruar të bllokojmë foltoren derisa të reflektojnë”, Bardhi: Mazhoranca refuzon pa agrumente komisionet hetimore

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se opozita është e vendosur të bllokojë foltoren derisa mazhoranca të reflektojë.

Kjo pasi Komisionet Hetimore Parlamentare të kërkuara nga PD janë rrëzuar pa argumente, sipas tij.

Bardhi tha se situate ku mazhoranca e ka futur Kuvendin është e papranueshme.

‘Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, situata ku mazhoranca ka përfshirë kuvendin është e papranueshme. Kanë rrëzuar me zero argumente për rrëzimin e Komisioneve Parlamentare. Jemi detyruar që sot, të nxituri të krijojmë të mos lejojmë zhvillimin e seancës plenare. Ne donim të përballnim idetë sot, mirëpo kur i mbyll opozitës çdo rrugë institucionale,. Sigurisht që s’mund të vijojmë ashtu.

Në fakt socialistët duhet t’i  pyesin pse refuzojnë Komisionet Hetimore. Nuk presim të na njohë asnjë deputet, E kanë zgjedhur me votim Çuçin, se kush është te opozita e vendos PD. Ne do të qëndrojmë aq saç është e nevojshme duke kërkuar që PS të reflektojë mbi sjelljen autoritare që ka  mbi Kuvendin e Shqipërisë.

Ne sot do pengojmë vijimin normal të seancës. Ne do vazhdojmë të qëndrojmë deri kur të kemi një njoftim për seancën sotme.’- u shpreh ai.

The post “Jemi të detyruar të bllokojmë foltoren derisa të reflektojnë”, Bardhi: Mazhoranca refuzon pa agrumente komisionet hetimore appeared first on Ditar.al.