Zbulim i rrallë arkeologjik në Durrës, gjendet mozaiku i krijuar me gurë shumëngjyrësh
Një mozaik i rrallë është gjetur gjatë punimeve për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Mozaiku është një zbulim i ri arkeologjik, me një sipërfaqe që mendohet se shkon deri në 60 metër katror, i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale. Besohet […] The post Zbulim i rrallë arkeologjik në Durrës, gjendet mozaiku i krijuar me gurë shumëngjyrësh appeared first on Ditar.al.

Një mozaik i rrallë është gjetur gjatë punimeve për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës.
Mozaiku është një zbulim i ri arkeologjik, me një sipërfaqe që mendohet se shkon deri në 60 metër katror, i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale.
Besohet se ky mozaik ka qenë pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit dhe i përket fundit të shekullit të parë dhe fillimit të shekullit të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila së bashku me Ministren e Kulturës Elva Margariti dhe arkeologë të njohur kanë ndjekur nga afër punimet që po kryhen
Ky zbulim i rrallë arkeologjik i shtohet trashëgimisë së qytetit të Durrësit dhe pezullon për një kohë të pacaktuar punimet për shkollën e re.
Postimi i Emiriana Sakos:
Monumenteve unikale të qytetit tonë i shtohet tashmë edhe një mozaik i rrallë.
Bashkë me Ministren e Kulturës Elva Margariti, arkeologun e njohur prof. dr. Luan Përzhita, përfaqësues të UNDP dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore duke ndjekur nga afër punimet që po kryhen për një zbulim të rrallë arkeologjik.
Duke hapur themelet për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në kuadër të programit #EU4Schools finacuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP doli në dritë një pjesë mozaiku.
Menjëherë filloi puna për zbulimin e plotë të atij që nesër mund të jetë një sit i ri arkeologjik i Durrësit.
Sipas arkeologut prof. dr. Luan Përzhita i cili drejton punën për këtë zbulim arkeologjik ky është një mozaik mjaft i rrallë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Ky mozaik i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale i përket fundit të shekullit të I dhe fillimit të shekullit të II dhe është pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit.
Deri tani janë zbuluar disa pjesë të këtij mozaiku që mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror. Përveç mozaikut është zbuluar edhe një pjesë muri 3 metër e lartë në anën lindore si dhe disa objekte të tjera. Punimet në këtë mozaik janë kryer me një nivel mjaft të lartë profesional.
Ky është një zbulim mjaft i rrallë arkeologjik që i shtohet trashëgimisë së jashtëzakonshme kulturore të qytetit tonë. Puna e arkeologëve do të vijojë deri në zbulimin e plotë të të gjithë objekteve arkeologjike në këtë zonë.
The post Zbulim i rrallë arkeologjik në Durrës, gjendet mozaiku i krijuar me gurë shumëngjyrësh appeared first on Ditar.al.