Zbulimi i parcelave me kanabis “djegin” 4 efektivë, pezullohen nga detyra

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit ka pezulluar nga detyra katër punonjës të Policisë së Kavajës, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës nuk kryen kontrolle të nevojshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke lejuar që […] The post Zbulimi i parcelave me kanabis “djegin” 4 efektivë, pezullohen nga detyra appeared first on Ditar.al.

Zbulimi i parcelave me kanabis “djegin” 4 efektivë, pezullohen nga detyra

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit ka pezulluar nga detyra katër punonjës të Policisë së Kavajës, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës nuk kryen kontrolle të nevojshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke lejuar që në zonën e tyre të mbulimit të kultivoheshin 550 bimë narkotike.

Të pezulluarit janë:

-Komisar Afrim Meçe, në kohën e ngjarjes me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe aktualisht në të njëjtën pozicion në Komisariatin e Divjakës;

-Nënkomisar Edlir Kazazi, Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë;

-Inspektor Rosario Çollaku, në kohën e ngjarjes Nën/Specialist i Policimit në Komunitet në Kavajë dhe aktualisht pjesë e Shërbimit të Trafikut Urban dhe Interurban;

-Nënkomisar Saimir Kazazi, Specialist dhe Koordinator për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Njoftimi:

Kavajë – AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë.

➡️ Komisar A. M., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier.

➡️ N/Komisar E. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë.

➡️ Inspektor R. Ç., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë.

➡️ N/Komisar S. K., me detyrë Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

The post Zbulimi i parcelave me kanabis “djegin” 4 efektivë, pezullohen nga detyra appeared first on Ditar.al.