Andi Zeqiri rikthehet te Standard Liège, pas aventurës së vështirë në Poloni

27-vjeçari ka lënë klubin polak Widzew Łódź për t’u rikthyer në futbollin belg. Standard Liège dhe Widzew Łódź kanë arritur marrëveshje për huazimin e Zeqirit deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje në përfundim të kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.
Transferimi vjen pas një periudhe të vështirë për sulmuesin te skuadra polake. Në këtë sezon, Zeqiri nuk ka pasur hapësirat e pritura dhe në shumë raste e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna.
Për Zeqirin, rikthimi te Standard Liège është një mundësi për të rifituar ritmin dhe për t’u rikthyer te golat. Në sezonin 2024/25, ai kishte lënë gjurmë te skuadra belge, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 4 asistime në 26 paraqitje.
Sulmuesi, i cili numëron 18 paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës, tashmë do të synojë të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të luajë një rol më të rëndësishëm në pjesën e mbetur të sezonit./Albinfo.ch
The post Andi Zeqiri rikthehet te Standard Liège, pas aventurës së vështirë në Poloni appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



