A do të kemi zgjedhje të parakohshme? Ja çfarë thotë Mickoski!

A do të kemi zgjedhje të parakohshme? Ja çfarë thotë Mickoski!

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për „Klik Plus“ në TV21, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se kjo është e mundur, se kurrë nuk duhet thënë kurrë, por Qeveria punon për një mandat katërvjeçar, ndonëse VMRO-DPMNE-ja, si parti, është gjithmonë e gatshme për zgjedhje.

Kryeministri Mickoski shtoi se në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, pasi ky është gabimi më i madh që bëjnë individë të caktuar, përkatësisht se gjithmonë duhet ta mbani derën paksa të hapur për çdo politikë.

“Ajo që dua të them dhe që e them është se kjo Qeveri ka mandat katërvjeçar. Ja, ne flasim për periudhën deri në fund të mandatit, a mund të jetë paga mesatare 60.000 denarë? Unë them: mundet, po, mundet edhe jo, por do të bëjmë gjithçka për t’iu afruar kufirit prej 60.000 denarësh. Kështu që, si parti politike, jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por punojmë për një mandat të plotë katërvjeçar, për të cilin e kemi fituar legjitimitetin nga qytetarët”, theksoi Mickoski.

The post A do të kemi zgjedhje të parakohshme? Ja çfarë thotë Mickoski! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.