Edon Zhegrova komenton humbjen ndaj Austrisë

Edon Zhegrova komenton humbjen ndaj Austrisë

Ylli i Juventusit Edon Zhegrova thotë se është në gjendje të mirë fizike, ndërsa refuzoi të komentojë diskutimin që kishte me Fisnik Asllanin te penalltia.

Kosova pësoi humbje prej 3-1 te Austria, sfidë që faktikisht u dominua nga austriakët.

Pas ndeshjes për “Klan Kosova”, Zhegrova deklaroi se Austria e meritoi fitoren dhe që ai është gati për të luajtur nga minuta e parë.

“Nuk ke nata jonë. Gabuam sonte. Tashmë ka përfunduar gjithçka, duhet të shikojmë gabimet kur i kemi pasur dhe të shohim ndaj Izraelit”.

“Lojën e fundit kam luajtur nga minuta e parë. Jam në gjendje të mirë fizike. Pata një shqetësim të vogël por jo najsen rrezik”.

“Austria ishte skuadër më e mirë sonte dhe kjo e bëri dallimin. Goli dhe diskutimi me Asllanin? Kjo është e parëndësishme, ne donim fitore por nuk ia dolëm”.

Përndryshe, përballja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet më 1 tetor në Hungari.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.