Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Welcome to Kosova Today

Zinedine Zidane është ‘një hap larg’ për të bërë rikthimin befasues në futboll, sipas një raportimi të fundit. Zidane ka qenë i papunë që prej largimit të tij nga Real Madridi në 2021. 51-vjeçari shijoi dy periudha si trajner i madrilenëve, dhe përkundër faktit se u lidh me një kalim tek klubet si Manchester United, […]

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane është ‘një hap larg’ për të bërë rikthimin befasues në futboll, sipas një raportimi të fundit.

Zidane ka qenë i papunë që prej largimit të tij nga Real Madridi në 2021. 51-vjeçari shijoi dy periudha si trajner i madrilenëve, dhe përkundër faktit se u lidh me një kalim tek klubet si Manchester United, Liverpool dhe PSG, ai nuk mori përsipër asnjë skuadër që nga ajo kohë.

Kjo tani mund të ndryshojë, pasi mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka raportuar se Zidane është shumë afër kalimit tek Bayern Munichu për të zëvendësuar Thomas Tuchel.

Tuchel do të largohet nga roli i tij si trajner i Bayernit në fund të sezonit pas një kampanjë zhgënjyese në Bundesliga, ani pse ish-trajneri i Chelseat mund ta mbyllë aventurën në Gjermani duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mundo Deportivo shton gjithashtu se një marrëveshje nuk është nënshkruar ende me Zidanen për shkak të ‘mungesës së detajeve’, teksa 51-vjeçari thuhet se ka kërkuar garanci në tregun e transferimeve.

Zidane është lidhur fortë me një kalim tek Manchester United gjatë muajve të fundit për të zëvendësuar Erik ten Hagun, transmeton telegrafi.

Ikona e Real Madridit raportohej se po mësonte gjuhën angleze, pasi sipas ish-reprezentuesit francez, Emmanuel Petit, kishte pasur tentativa që ta sjellin atë në Liverpool si pasues të Jurgen Kloppit.

Bayern ishte gjithashtu i prirur për të emëruar ish-lojtarin e tyre Xabi Alonso, por spanjolli konfirmoi publikisht se ai do të qëndronte me Bayer Leverkusen pak para se t’i çonte ata drejt titullit të tyre të parë në Bundesligë.

Sisteme Online Programime
Programing Online