Zjarr në një trafoctacion në Likovë, u dëmtua edhe një veturë e parkuar

Zjarr ka shpërthyer në një trafostacion në fshatin Likovë, me ç’rast u dëmtua edhe një veturë e parkuar “seat altea”, kumtuan sot nga SPB Kumanovë.
Zjarri në polici u denoncua sot në ora 3:43 nga Sh.A. nga fshati Likovë. Njësia zjarrfikëse territoriale e ka shuar zjarrin, me ç’rast nuk ka persona të lënduar.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



