“Zotnia nuk tha s’bëj marrëveshje, tha s’bëj si këta me 20% n’12:00 t’natës” / “Kjo është edhe më keq”, debat

Deklarata e kreut të VV-së, Albin Kurti, se ai nuk bën marrëveshje “siç janë bërë dikur”  ka nxitur reagime të ndryshme nga komentatorët politikë në “Adresa”, Blerim Gashi dhe Arton Demhasaj. Gashi interpretoi deklaratën e Kurtit si kritikë ndaj praktikave të vjetra, jo si refuzim të marrëveshjeve politike në parim. “Zotnia nuk tha ‘nuk bëj

“Zotnia nuk tha s’bëj marrëveshje, tha s’bëj si këta me 20% n’12:00 t’natës” / “Kjo është edhe më keq”, debat
“Zotnia nuk tha s’bëj marrëveshje, tha s’bëj si këta me 20% n’12:00 t’natës” / “Kjo është edhe më keq”, debat

“Zotnia nuk tha s’bëj marrëveshje, tha s’bëj si këta me 20% n’12:00 t’natës” / “Kjo është edhe më keq”, debat

Deklarata e kreut të VV-së, Albin Kurti, se ai nuk bën marrëveshje “siç janë bërë dikur”  ka nxitur reagime të ndryshme nga komentatorët politikë në “Adresa”, Blerim Gashi dhe Arton Demhasaj.

Gashi interpretoi deklaratën e Kurtit si kritikë ndaj praktikave të vjetra, jo si refuzim të marrëveshjeve politike në parim.

“Zotnia nuk tha ‘nuk bëj marrëveshje’. Tha ‘nuk bëj marrëveshje qysh kanë bë ata – me 20% e 30% në mesnatë, a vijnë me t’ba vëllaun ambasador në Gjermani, shoqen konsulle në Nju Jork, etj.’”

Sipas Gashit, Kurti po distancohet nga pazaret politike dhe ndarja e posteve si shpërblim.

Demhasaj e kritikoi këtë narrativë, duke thënë se lidhja e marrëveshjeve politike me postet diplomatike është e pavend dhe e paktë serioze.

“Është marre me manipulu. Ambasadorët s’kanë të bëjë me qeveri.” /Gazeta10