Zvicra deporton një polak për herë të 16-të, por ai vazhdon të rikthehet

Një 60-vjeçar polak është deportuar nga Zvicra plot 16 herë, por vazhdon të rikthehet, duke sfiduar ndalimet e hyrjes dhe autoritetet zvicerane. Së fundmi, ai u dëbua në gusht 2024, por u kthye dy muaj më vonë dhe u arrestua sërish për një krim në kantonin e Zugut. Pavarësisht apelimeve, gjykata e refuzoi kërkesën e […] The post Zvicra deporton një polak për herë të 16-të, por ai vazhdon të rikthehet appeared first on Albinfo.

Zvicra deporton një polak për herë të 16-të, por ai vazhdon të rikthehet

Një 60-vjeçar polak është deportuar nga Zvicra plot 16 herë, por vazhdon të rikthehet, duke sfiduar ndalimet e hyrjes dhe autoritetet zvicerane. Së fundmi, ai u dëbua në gusht 2024, por u kthye dy muaj më vonë dhe u arrestua sërish për një krim në kantonin e Zugut. Pavarësisht apelimeve, gjykata e refuzoi kërkesën e tij dhe ai u deportua përsëri në janar 2025, shkruan Blick.

Fillimisht, polaku pretendoi se donte të vizitonte të birin në Zvicër, por më pas pranoi se nuk kishte djalë. Autoritetet dyshojnë se arsyeja e vërtetë e rikthimeve të tij lidhet me trajtimin me medikamente psikotrope dhe metadon. Gjykata vendosi se ai mund t’i merrte këto ilaçe edhe në Poloni dhe nuk kishte arsye të ligjshme për të qëndruar në Zvicër.
Megjithatë, 60-vjeçari ka deklaruar se do të rikthehet sërish, duke vënë në vështirësi autoritetet zvicerane, përcjell albinfo.ch.

The post Zvicra deporton një polak për herë të 16-të, por ai vazhdon të rikthehet appeared first on Albinfo.