8 policë të pezulluar në 48 orë, Balla: Po punojmë me SPAK dhe SHISH

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas pezullimit të tetë efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët akuzohen se kanë “mbyllur sytë” apo kanë bashkëpunuar me keqbërësit. Ata akuzohen se nuk kanë kontrolluar territorin, duke nxitur dyshime për bashkëpunim me trafikantët. Balla shkruan se Policia e Shtetit po bashkëpunon me Prokurorinë, SPAK dhe Shërbimin […] The post 8 policë të pezulluar në 48 orë, Balla: Po punojmë me SPAK dhe SHISH appeared first on Newsbomb Albania.

8 policë të pezulluar në 48 orë, Balla: Po punojmë me SPAK dhe SHISH

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas pezullimit të tetë efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët akuzohen se kanë “mbyllur sytë” apo kanë bashkëpunuar me keqbërësit. Ata akuzohen se nuk kanë kontrolluar territorin, duke nxitur dyshime për bashkëpunim me trafikantët.

Balla shkruan se Policia e Shtetit po bashkëpunon me Prokurorinë, SPAK dhe Shërbimin informativ për të luftuar ato që ai i quan vatra të krimit.

“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit.

Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan ministri.

The post 8 policë të pezulluar në 48 orë, Balla: Po punojmë me SPAK dhe SHISH appeared first on Newsbomb Albania.