Rama pranon për herë të parë se inceneratorët janë aferë korruptive, por pse vazhdojnë të bëhen pagesat?
Kryeministri Edi rama ka pranuar për herë të parë se inceneratorët janë ngritur mbi një aferë korruptive, pavarësisht se qëllimi ishte pastrimi i vendit nga mbeturinat. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, kryeministri tha se rrugët i ka ndarë me ata që duan të bëjnë “një rrugë e dy punë”, duke iu referuar ish-zëvendësit të […] The post Rama pranon për herë të parë se inceneratorët janë aferë korruptive, por pse vazhdojnë të bëhen pagesat? appeared first on Ditar.al.

Kryeministri Edi rama ka pranuar për herë të parë se inceneratorët janë ngritur mbi një aferë korruptive, pavarësisht se qëllimi ishte pastrimi i vendit nga mbeturinat.
Në një intervistë në emisionin “Opinion”, kryeministri tha se rrugët i ka ndarë me ata që duan të bëjnë “një rrugë e dy punë”, duke iu referuar ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetajt, për të cilin tha se nuk e di ku ndodhet, ndërsa shtoi se komunikimi i fundit me Ahmetajn ishte bërë shumë kohë më parë.
Fevziu: Keni dijeni se ku ndodhet?
Rama: Fare!
Fevziu: Kur keni komunikuar për herë të fundit.
Rama: Shumë kohë më parë.
Fevziu: A kishit dijeni për lidhjet e tij me bosët e inceneratorëve? E keni mohuar gjithmonë..
Rama: Çfarë të kam thënë e them prapë. Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët , as e planit të punës dhe as e gjithë e atij mundit të bërë. Nuk janë aferat që e kanë plotësuar Elbasanit, por ajo gjëja atje. Në një punë të përbashkët, ata që duan të bëjnë një rruge dy punë, atëherë rrugët ndahen. Aferat korruptive. brenda asaj pune të madhe është një aferë korruptive që po merret një organ që e kemi krijuar pikërisht për këtë punë.
Por pavarësisht se Rama tashmë e pranoi edhe publikisht pas shumë kohësh që inceneratorët janë një aferë korruptive, paratë e bushetit të shtetit vijojnë të shkojnë në xhepat e bosëve të djegësave, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me disa vite burg nga Gjykata e Posaçme.
I tillë ishte edhe rasti i pak javëve më parë, kur Bashkia e Tiranës ndryshoi buxhetin dhe shtoi një fond prej 5.6 milionë eurosh për të paguar inceneratorin e Tiranës, një incenerator që nuk ëhstë vënë asnjë ditë në punë, ashtu si ai i fierit dhe Elbsasnit.
Për dy të fundit GJKKO ka dhënë edhe dënime me burg për disa persona, mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako, ndërkohë që SPAK po vijon hetimet për inceneratorin e Tiranës.
The post Rama pranon për herë të parë se inceneratorët janë aferë korruptive, por pse vazhdojnë të bëhen pagesat? appeared first on Ditar.al.