Milan e bleu për 8 milionë euro, tani pritet ta shesë për 60 milionë euro

Thiaw po largohet nga Milani për 60 milionë euro. Oferta tunduese ka arritur, Thiaw largohet nga Milani. Qendërmbrojtësi gjerman, Malick Thiaw shkëlqeu sezonin e shkuar duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kyç te Milani. Thiaw e ka nisur shkëlqyeshëm edhe sezonin e ri dhe për momentin renditet në pozitën e parë në Serie A […]

Milan e bleu për 8 milionë euro, tani pritet ta shesë për 60 milionë euro

Thiaw po largohet nga Milani për 60 milionë euro.

Oferta tunduese ka arritur, Thiaw largohet nga Milani.

Qendërmbrojtësi gjerman, Malick Thiaw shkëlqeu sezonin e shkuar duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kyç te Milani.

Thiaw e ka nisur shkëlqyeshëm edhe sezonin e ri dhe për momentin renditet në pozitën e parë në Serie A me Milanin.

Gjermani ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe sipas raportimeve të fundit mund të largohet nga Milani në merkaton e janarit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Liverpooli synon transferimin e Thiaw në janar dhe Reds janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro.

Klopp nuk është i kënaqur me repartin e mbrojtjes dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Thiaw.

Milan e bleu gjermanin për 8 milionë euro nga Schalke dhe Rosonerët vështirë se do ta refuzojnë ofertën e Liverpoolit.