A i ktheu Afrona borxhin Bleros?

Në prag të albumit të tij “The End”, Blero Muharremi, i ftuar në Prive By Liberta Spahiu zbuloi detajet e këtij projekti i cili e rikthen në këtë formë pas më shumë se një dekade. Ai nënvizoi se albumi u bë fakt falë bashkëpunëtorëve të tij, sidomos Neskos dhe Lorikut. “The End” përmban 12 këngë […]

A i ktheu Afrona borxhin Bleros?

Në prag të albumit të tij “The End”, Blero Muharremi, i ftuar në Prive By Liberta Spahiu zbuloi detajet e këtij projekti i cili e rikthen në këtë formë pas më shumë se një dekade.

Ai nënvizoi se albumi u bë fakt falë bashkëpunëtorëve të tij, sidomos Neskos dhe Lorikut.

“The End” përmban 12 këngë në total.

Blero u pyet nëse do bëhet zhurmë këtë herë, marrë shkas nga fakti që shumë artistë të tjerë po veprojnë kështu, duke përfshirë njerëz nga e kaluara në projektet e tyre.

Pas “favorit” me pjesëmarrjen në podcastin e saj, shumëkush do mund ta priste Afronën për kthim “borxhi” në një nga projektet e “The End”.

I pyetur për këtë pjesë, Blero u shpreh:

“Pyetje shumë e mirë. Unë jam tip që nuk kam qejf nëse bëj mirë për dikë, me ma kthy mua. S’dmth që X person ta kthen atë të mirë. Kthehet prej Zotit. Nuk pres me ma kthy dikush diçka. Kam pasur shumë karta por s’jam tip që e thirri dikë. Nëse dikush ka diçka mund të më thërras në telefon, e shoh a bën apo jo. Por nuk jam tip që e thërras dikë që t’i them hajde kështu ose ashtu për çështje matematikash”.

Një kthim borxhi mund të ishte një telefonatë larg por kjo duket se ka munguar nga ana e Afronës.