A ka PDK-vija të kuqe për VV-në? Hamza: Jemi më të afërt në aspektin programor, konceptual me partitë që kemi qenë në të kaluarën
Sa i përket deklaratave që nuk ka vija të kuqe me askënd dhe se a mund të ketë një përafrim me Vetëvendosjen, kryetari i sapozgjedhur i këtij subjekti, Bedri Hamza ka thënë se programet dhe bindjet politike më të përafërta i kanë me partitë të cilat në të kaluarën kanë qenë ose në pushtet ose


Sa i përket deklaratave që nuk ka vija të kuqe me askënd dhe se a mund të ketë një përafrim me Vetëvendosjen, kryetari i sapozgjedhur i këtij subjekti, Bedri Hamza ka thënë se programet dhe bindjet politike më të përafërta i kanë me partitë të cilat në të kaluarën kanë qenë ose në pushtet ose në opozitë.
Ai theksoi se vijat e kuqe nuk duhet të vihen për askënd kur bëhet fjalë për interesin e shtetit.
“Sa i përket vijave të kuqe, për neve është më e preferueshme, më afër programeve politike, bindjeve, koncpetuale që të jemi bashkë me partitë politike që kemi qenë në të kaluarën herë në pushtet e herë në opozitë…kjo puna e vijave të kuqe është mirë që mos me u vendos sepse ëshë treguar e dëmshme për vendin. E kuptojë interesin e partive politike por të gjithë ne duhet të jemi sigurt që interesi i vendit, shteti është mbi partitë. Dhe kur është interesi i shteti ky është kryesor. Edhe gjuha që përdoret në fushatë të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Hamza në konferencën për media./Ekonomia Online

